Politike

Nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë/ Kim: Është armë e fuqishme për t’i dhënë fund kri

22 Dhjetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit mes SHBA-së dhe

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ekstradimit mes dy vendeve ka thënë se traktati do të shërbejë për të kapur kriminelët që fshihen pas kufijve, dhe se do të vihet në zbatim shumë shpejtë.

Po ashtu ajo është shprehur sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. Ndër të tjera Kim, deklaroi se SHBA do të jetë krah Shqipërisë  duke nxitur punën e SPAK dhe BKH ndërsa theksoi se partneriteti mes dy vendeve do të jetë afatgjatë.


“Është një nder i madh për mua të nënshkruajmë këtë traktat që modernizon atë të 87 viteve më parë në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte mbretëri dhe jo republikë. Fushë veprimi është zgjeruar. Ky traktat siguron një tjetër armë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Ata do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. SHBA do të jenë krah Shqipërisë. Ne nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive. Ne po punojmë edhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve. Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht është prioritet për SHBA. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA pret por ajo që meritojnë shqiptarët. Vlerësoj përpjekjet dy palëshe për këtë marrëveshje historike. Partneriteti ynë është jetëgjatë dhe miqësia jonë është e qëndrueshme. Kemi shumë punë për të bërë.”- tha ajo. 

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA-në përditëson kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë. Në marrëveshje përfshihen dhe veprat penale si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nenshkruhet marreveshja e ekstradimit mes shqiperise dhe shba-se nenshkruhet marreveshja e ekstradimit mes shqiperise dhe shba-se

Sondazh

Poll