Bota

VIDEO/ Zbulohen detaje nga helmimi i Alexei Navalny, agjenti rus: I kemi shtuar më shumë helm sesa duhej, po të mos ishte ulu

22 Dhjetor 2020, 14:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Zbulohen detaje nga helmimi i Alexei Navalny, agjenti rus: I kemi shtuar

RUSI-Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka mundur të fus në “kurth” një agjent të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), ku ka zbuluar planin për helmin e tij. Sipas CNN, Alexei Navalny e ka marrë në telefon agjentin Konstantin Kudriavchev, ku ka pretenduar se ai ishte një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Ruse dhe i ka kërkuar shpjegime për dështimin e planit.

Numri i telefonit nga i cili ai po telefononte ishte fshehur, përmes një aplikacioni të veçantë për t’iu referuar selisë së FSB-së. Ndërkohë, pasi Kudriafchev konfirmoi identitetin e tij, udhëheqësi i opozitës i ka thënë se i duhet një informim i shkurtër nga anëtarët e grupit dhe se çfarë shkoi keq, sepse kishte një dështim të plotë në “Tomsk” me Navalny.

Në bisedën e tyre 45-minutëshe, ka momente që agjenti vë në dyshim me kë është duke folur, por Navalny përdorë taktika për t’u maskuar dhe për ta bindur atë që të tregojë se ndryshe rasti do të diskutohej në Këshill.

Konstantin Kudryafchev flet në detaje se si agjenti helmues Novitsok ishte vendosur në të brendshme të Navalny.

“Cila veshje iu theksua? Cila është veshja më e rrezikshme? ka pyetur Navalny Kudriafchev, i cili ëshë është përgjigjur të brendshmet.

Sipas studiuesve, nëse aplikohet në formë kokrrizash në veshje, Novitsok do të shkrihej në lëkurë dhe viktima do të fillonte të djersitet. Në këtë rast, ata kanë dalë në përfundim se është përdorur një formë e ngurtë e agjentit neurotoksik, në vend të një forme të lëngshme ose xheli.

Sipas raporteve, pesë anëtarë të ekipit të FSB ndoqën Alexei Navalny dhe stafin e tij në fluturime të ndryshme gjatë një udhëtimi në Siberi në muajin gushtin. Në Tomsk, Navalny dhe kolegët e tij qëndruan në hotel Xander, ku Alexei ka fjetur gjumë, helmi u vendos në rrobat e tij.

Gjurmët u zhdukën

Ende nuk është konfirmonte që Kudryavtchev ishte në Tomsk atë natë, por përmes telefonatës u vërtetua që ai ishte i vetëdishëm për atë që kishte ndodhur, ndërsa ai vetë shkoi në Omsk më 25 gusht, ku Navalny u shtrua në spital para se të dërgohej në Gjermani, me një mision për të hequr të gjitha gjurmët e Nowitzok nga rrobat e Alexei Navalny.

“Pra, nuk do të ketë surpriza me rrobat?”-pyet Navalny.

Kjo është arsyeja pse ne shkuam atje shumë here,”- përgjigjet Kudriafchev, duke shtuar se u përdorën tretësira në mënyrë që të mos mbeteshin gjurmë të agjentit neurotoksik në rrobat që mbante veshur.

Navalny dhe ekipi i tij kanë kërkuar vazhdimisht që rrobat e tij t’i kthehen, por autoritetet ruse kanë refuzuar.

Më thanë të punoja posaçërisht me të brendshmet,”-ka thënë Kudriavchev dhe kur u pyet nga Navalny, ai konfirmoi se udhëzimi erdhi nga Stanislav Maksakov, kreu i ekipit të bazuar në Institutin F-Kriminologj në periferi juglindore të Moskës.

Në lidhje me pyetjen pse Navalny nuk vdiq, siç ishte qartësisht qëllimi, agjenti ka thënë se nëse avioni nuk do të ulej në Omsk, mbase gjërat do shkonin ndryshe.

Ne nuk e prisnim që të ndodhte e gjithë kjo.Jam i sigurt që gjithçka shkoi keq,”-ka thënë ai.

Video e plotë e bisedës:

Nëse avioni do të kishte fluturuar në Moskë në një fluturim tre-orësh, Navalny do të kishte vdekur me siguri, kanë thënë studiuesit. Ndërsa, kur Navalny i bën presion për ta pyetur nëse doza e Novitsok nuk ishte e duhur, ai përgjigjet: “Nga sa kujtoi, ne kemi shtuar edhe pak më shumë”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny konstantin kudriavchev alexei navalny konstantin kudriavchev

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...