Bota

“Thirrje Kuvendit të mos shpërndahet”/ Hoti pranon vendimin e Gjykatës për zgjedhje të parakohshme

22 Dhjetor 2020, 14:12 Nga DOSJA
“Thirrje Kuvendit të mos shpërndahet”/ Hoti pranon

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çoi Kosovës në zgjedhje të parakohshme. Në një konferencë për mediat Hoti ka pranuar këtë vendim dhe tha se qeveria do të jetë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.

Po ashtu Hoti ka kërkuar që të mos shpërndahet Kuvendi deri në miratimin e buxhetit të vitit 2021.

“Më vjen mirë që gjykata e ka sqaruar edhe faktin që ky aktgjykim nuk mund të ketë veprim prapaveprues. Qeveria mbetet në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Është obligim që të shpallet data e zgjedhjeve. Ne do t’i kryejmë detyrat tona. Dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët dhe partnerët tanë se do të jemi në krye të detyrës për t’u marrë me obligimet që kemi karshi qytetarëve të vendit, sidomos karshi pandemisë për të cilën kemi bërë punë të mira. Para kemi një punë të rëndësishme. Unë bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti 2021”, tha Hoti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ditën e djeshme konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abdullah hoti qeveria e re ne kosove abdullah hoti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Dhjetor 2020, 13:17

SPANJË- Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka bërë që shumë vende të mbyllin kufirin më të. Së fundmi ka qenë Spanja që ka marrë kët...