Bota

KONFIRMOHET! AKK: Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat për president

22 Dhjetor 2020, 12:34 Nga DOSJA
KONFIRMOHET! AKK: Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat i kësaj partie për president të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka thënë nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi në një konferencë, ku njoftoi se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

“Është një situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë, prandaj duhet të kemi kujdes edhe partitë politike duke e vlerësuar edhe mendimin e Institutit të Shëndetësisë, prandaj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë të përgatitur për të qeverisur dhe për të udhëhequr vendin”, tha Isufi për mediat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e koalicionit të qeverisë në detyrë. Kreu i saj, kishte shpallur synimin për të qenë president, por partitë tjera kanë qenë të rezervuara lidhur me këtë kandidaturë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ahmeti isufi ramush haradinaj ahmeti isufi ramush haradinaj

Sondazh

Poll