Bota

Covid-19 është përhapur në të gjitha kontinentet, 36 persona në Antarktidë rezultojnë pozitivë

22 Dhjetor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Covid-19 është përhapur në të gjitha kontinentet, 36

ANTARKTIDË– Virusi është përhapur në të gjitha kontinentet. Ditën e sotme, një  bazë kërkimore kiliane në Antarktidë, ka shënuar persona të infektuar me Covdi-19. Sipas mediave të huaja, 36 vetë në bazën e Bernardo O’Higgins Riquelme rezultuan pozitivë me Covid-19.

Bëhet e ditur, se personat në bazë janë infektuar pas dorëzimit të furnizimeve nga anija Sargento Aldea e cila mbërriti nga Kili në 27 nëntor. Kur anija u kthye në portin e Talcahuano tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, që deri ditën e sotme,  Antarktida ishte e vetmja pjesë e planetit e paprekur nga virusi vdekjeprurës.

Baza në të cilën u infektua personeli është një nga 13 bazat kiliane në Antarktidë dhe mban emrin e Bernardo O’Higgins Riquelme, i cili konsiderohet një hero kombëtar që ndihmoi në fitoren e pavarësisë së vendit nga Spanja në 1810.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antarktidë covid-19 antarktidë covid-19

Sondazh

Poll