Aktualitet

Vrasja e Xhulio Prelës/ Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun, avokati i tij deklaron se është i pafajshëm: Ka qënë në d

22 Dhjetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Vrasja e Xhulio Prelës/ Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun,

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Sherrnikun, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova.

“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”, ka thënë avokati.

Sipas avokatit të Sherrnikut, klienti i tij, ditën e vrasjes së Prelës ka qenë duke festuar ditëlindjen.

Gjykata e Lezhës ka vendosur për Nikoll Sherrnikun masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë pas hekurave deri në përfundimin e hetimit për vrasjen e Xhulio Prelës. Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se ai është vetëdorëzuar më 19 dhjetor për të sqaruar gjithë ngjarjen. Ndërsa i akuzuari tjetër, Brilant Martinaj, ndodhet për arsye shëndetësore në Turqi. Dje u zbulua se në ngjarje ka qënë i përfshirë edhe një person i tretë por ende nuk dihet identiteti i tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikoll sherrniku vritet xhulio prela xhulio prela nikoll sherrniku vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...