Aktualitet

‘Është ndëshkuar një herë’/ Shpenzimet për arsimimin e fëmijës jashtë vendit, SPAK ankimon dërgimin në gjyq të i

22 Dhjetor 2020, 09:14 Nga DOSJA
‘Është ndëshkuar një herë’/ Shpenzimet

TIRANË-Prokuroria e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK ka vendosur të ankimojë në apel vendimin për gjykim të Adriatik Llallës lidhur me shpenzimet që ai ka bërë për shkollimin e fëmijëve.

Llalla ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me pagesat e shkollimit të fëmijëve në shkollat jashtë Shqipërisë, në vitet 2016-2017, dhe në 2017-2018. Ishte pikërisht ky deklarim, që u cilësua i rremë dhe për këtë shkelje ish-kryeprokurori i Përgjithshëm u gjobit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. 

SPAK s’e ka proceduar, pasi Llala ka pasur masë administrative nga ILDKPI-ja për këtë çështje dhe sipas arsyetimit përderisa është gjobitur nuk ka nevojë të procedohet penalisht.

Për shkollimin e vajzës në Gjermani, Llala deklaroi se paratë i kishte marrë borxh nga një mik i tij, megjithatë nga hetimet rezuloi se ishin të tijat.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla gjkko spak adriatik llalla gjkko spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...