Aktualitet

Trafiku i kokainës, Emiljano Nuhu: Informova Ardi Veliun për klanin “Rraja”, s’e referoi rastin

22 Dhjetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Trafiku i kokainës, Emiljano Nuhu: Informova Ardi Veliun për klanin

TIRANË– Një ditë më parë në një operacion të policisë belge dhe asaj gjermane ra në pranga nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, por Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje me emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ se e kishte denoncuar atë që ai e quajti klanin “Rraja” që në gusht të vitit 2018.

Nuhu u shpreh se në datat 3 dhe 14 gusht ka dërguar dy e-maile në adresë të drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe në dijeni ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe Fatmir Xhafaj.

Më shumë se dy vite më parë e kam lajmëruar. Kam dërguar 2 emaile, një në datë 3 gusht dhe një në datën 14 gusht. Kur dërgova të parin nuk mora reagim mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm”, u shpreh Nuhu.

Ai tha se ka njoftuar kupolën e policisë se pjesëtarë të kësaj familje merreshin me trafik të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit.

“Informacioni ka qenë për këtë grup kriminal, këtë familje mafioze që kryente kultivim dhe trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës.Kemi raste kur jo vetëm unë por edhe agjentë të tjerë kanë kryer operacione ndërkombëtare. Shtetet homologe kanë kërkuar agjentë dhe shteti i ka dhënë agjentë. Strukturat e huaja i kanë marrë për bazë por kanë humbur besimin. Nuk bashkëpunojnë më me policinë shqiptare. Nuk mund të krijohet ky operacion pa një person brenda grupit”, tha Nuhu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano nuhu emiljano nuhu

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...