Aktualitet

Plas sherri në familje, 42-vjeçari grushton kunatin e tij, policia e Lezhës arreston 5 persona

22 Dhjetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Plas sherri në familje, 42-vjeçari grushton kunatin e tij, policia e

LEZHË-Policia e Lezhës ka arrestuar 5 persona, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Një 42-vjecar ka dhunuar kunatin e tij për motive të dobëta duke i lënë dëmtime në trup. Një 23-vjeçar është arresuar pasi akuzohet për vjedhje.

Një 19-vjeçar gjithashtu ka rënë në pranga pasi lëvizte me lëndë narkotike me vete.

Shtetasit do të përballen me vendimin e gjykatës për shkeljet e kryera.

Njoftimi i policise:

Shtetasi me inicialet K.P., 42 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, u vu ne pranga pasi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, kunatin e tij ,shtetasin N.B. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.Gjithashtu, u ndaluan E.S., 23 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kruje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepren penale “Vjedhja ” dhe E.B.,27 vjeç,banues në Kamëz, Tiranë, i shpallur në kërkim për vepren penale “Vjedhje me dhunë ,e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.Ky shtetas në qershor të 2011, ka vjedhur me dhunë në bashkëpunim me shtetasin F.B.,një ish punonjës të Policisë se I.E.V.P.Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Ll.,19 vjeç, banues në Mirditë.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij ,Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.B.,35 vjeç,banues në fshatin Torovicë,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,ka aksidentuar mjetin tip motoçikletë me drejtues shtetasin P.L.,62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës,Tiranë.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe dhunon kunatin lezhe arrestime ne lezhe dhunon kunatin lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...