Aktualitet

Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë nga asfiksia 50-vjeçari

22 Dhjetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Njazi Meka” ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se 50-vjeçari me inicialet P.C dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policise:

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...