Aktualitet

22 Dhjetor 2020, 08:09 Nga DOSJA

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pasi u vetëdorëzua në Policinë e Lezhës, 26-vjeçari u shpreh se nuk kishte njohje me të akuzuarin tjetër, Brilant Martinaj.

I riu ka treguar se punon si mekanik në një servis në fshatin Fushë-Kuqe në Kurbin dhe se natën që ka ndodhur ngjarja ai ka festuar ditëlindjen me të afërmit e tij. Këtë alibi deri më tani e konfirmon vetëm pasaporta e tij, e cila shënon si datë lindjeje: 5.12.1994, e njëjta ditë kur edhe ndodhi vrasja.

Gjykata e Lezhës ka vendosur për Nikoll Sherrnikun masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë pas hekurave deri në përfundimin e hetimit për vrasjen e Xhulio Prelës. Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se ai është vetëdorëzuar më 19 dhjetor për të sqaruar gjithë ngjarjen. Ndërsa i akuzuari tjetër, Brilant Martinaj, ndodhet për arsye shëndetësore në Turqi. Dje u zbulua se në ngjarje ka qënë i përfshirë edhe një person i tretë por ende nuk dihet identiteti i tij.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikoll sherrniku vrasja e xhulio prela xhulio prela nikoll sherrniku vrasja e xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll