Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Xhulio Prelës, flet vjehrri i Nikoll Sherrnikut: Atë natë ishte tek shtëpia ime…

22 Dhjetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Xhulio Prelës, flet vjehrri i Nikoll

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i akuzuari për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ka një alibi për vendndodhjen e tij natën e krimit. Në deponimin e tij para efektivëve të Policisë së Shtetit në Komisariat, 26-vjeçari pretendoi se atë natë ka festuar ditëlindjen.

Këtë alibi ia ka konfirmuar edhe vjehrri i Sherrnikut, Astrit Gjoka, i cili pretendon se atë natë i riu ka qënë në banesën e tij. Në rrëfimin e tij, ai është shprehur se natën e 4 dhjetorit, Sherrniku e ka kaluar në banesën e tij. Më pas, të gjithë bashkë kanë shkuar tek ‘krushqit’ për të festuar. 


“Nikolla është i fejuari i vajzës time dhe ka katër vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Ai ka qënë disa kohë në Itali, ku edhe ka punuar si mekanik dhe më pas ka ardhur këtu. Këtë e kam deklaruar dhe në Polici,”- tha ai.

Gjykata e Lezhës ka vendosur për Nikoll Sherrnikun masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë pas hekurave deri në përfundimin e hetimit për vrasjen e Xhulio Prelës. Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se ai është vetëdorëzuar më 19 dhjetor për të sqaruar gjithë ngjarjen. Ndërsa i akuzuari tjetër, Brilant Martinaj, ndodhet për arsye shëndetësore në Turqi. Dje u zbulua se në ngjarje ka qënë i përfshirë edhe një person i tretë por ende nuk dihet identiteti i tij.

(k.m/.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit gjoka nikoll sherrniku vrasja e xhulio prela astrit gjoka nikoll sherrniku vrasja e xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...