Aktualitet

Pezullohet linja Vlorë- Brindisi deri më 27 dhjetor, lejohen vetëm kamionët e mallrave

22 Dhjetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Pezullohet linja Vlorë- Brindisi deri më 27 dhjetor, lejohen

VLORË– Tragetet e linjës Vlorë- Brindisi do të pezullohen. Të martën e 22 dhjetorit në portin e Vlorës 116 shtetas kanë hyrë në Shqipëri.

Vetëm pak ditë pasi nis puna për mbërritjen e pasagjerëve në Shqipëri nga Italia, nga porti njoftohet se tragetet e linjës Vlorë- Brindisi do pezullojnë përsëri punën ne tyre deri më datën 27 dhjetor për transportin e pasagjerëve ndërsa puna do vijojë vetëm për kamionët e mallrave.

Sot nga porti kanë hyrë vetëm 116 pasagjerë, ndërsa fluksi më i lartë është shënuar ditën e dielën me 400 pasagjerë të kthyer nga Italia drejt Shqipërisë.

Pasagjerët e ardhur sot, një pjesë e tyre thonë se janë kthyer për festat e fundvitit ndërsa pjesa tjetër kthehen pas vizitave tek familjarët, apo kontrolleve shëndetësore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i vlores porti i vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 08:09

KURBIN– Nikoll Sherrniku, i prangosur për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dhënë versionin e tij lidhur me çka ndodhur natën e krimit. Pa...