Bota

Akuzohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste/ Ish-deputetja turke e HDP-së dënohet me burg

22 Dhjetor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Akuzohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste/ Ish-deputetja turke e

TURQI-Leyla Güven, një ish-deputete e Partisë opozitare Demokratike të Popujve (HDP) në Turqi, është dënuar me mbi 20 vjet burg me akuzat se ka qenë anëtare e një grupi të armatosur terrorist.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjykata Penale nr. 9 në provincën juglindore Diyarbakir ka nxjerr vendimin përfundimtar për të.

Më 4 qershor, parlamenti turk revokoi vendin e Güven-it. Ndërkohë vendimet përfundimtare të procedimit gjyqësor mbi deputeten e HDP-së u lexuan në asamblenë e përgjithshme.

Ish deputetja është dënuar me burg, një ditë pasi parlamenti hoqi vendin e saj dhe imunitetin e deputetit.  HDP akuzohet nga qeveria turke se ka lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.

PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota leyla güven turqi leyla güven turqi

Sondazh

Poll