Bota

Frikë nga mutacioni i ri i Covid-19/ Suedia mbyll kufirin me Danimarkën

22 Dhjetor 2020, 07:12 Nga DOSJA
Frikë nga mutacioni i ri i Covid-19/ Suedia mbyll kufirin me

SUEDI-Qeveria suedeze ka marrë vendim, për mbylljen e kufirit të saj me Danimarkën, në mënyrë që të shmangë përhapjen e mutacionit të ri të Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm Suedez, Mikael Damberg, i cili në një konferencë për shtyp ka thënë se qëllimi kryesore është të parandalojë danezët për blerje në Suedi, duke shmangur kështu përhapjen e virusit.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së kufirit është të parandalojë danezët nga blerjet në Suedi, ndërkohë që dyqanet janë të mbyllura në anën daneze,”-shpjegoi ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid suedi mutacioni i covid suedi

Sondazh

Poll