Bota

Vjosa Osmani njofton takim ditën e nesërme me partitë për të zgjedhur datën e zgjedhjeve

21 Dhjetor 2020, 22:04 Nga DOSJA
Vjosa Osmani njofton takim ditën e nesërme me partitë për

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të thërras në takim ditën e nesërme të gjitha partitë për të zgjedhur datën  e zgjedhjeve të reja. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Presidentes, Faton Peci në një intervistë në “Kanalin 10”. Ai ka thënë se Osmani po planifikon që nesër të zgjidhet data e re e zgjedhjeve.

“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci.

Pak më parë doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese vota e Etem Arifit ka dalë e pavlefshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faton peci kosova ne zgjedhjeve vjosa osmani faton peci kosova ne zgjedhjeve vjosa osmani

Sondazh

Poll