Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Baton Haxhiu: Ka armiqësi të madhe në vend, Vjosa Osmani s’është politikane

21 Dhjetor 2020, 22:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Baton Haxhiu: Ka armiqësi të madhe

TIRANË– Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e sotme që Kosova do të ketë zgjedhje brenda 40 ditësh.

Ai dha një deklaratë të fortë për Vjosa Osmanin duke mos e konsideruar si figurë politike të vendit.

Larg disa fjalimeve populiste në studio, Kosova hyri në krizën më të madhe që nga përpunimi i luftës, e para paqartësia me dialogun, me presidentin, me qeverinë duke përfshirë liberalizimin e vizave, kemi një listë të shumtë të gjërave që nuk i përmbush as populizmi i zgjedhjeve në Kosovë. Këto zgjedhje përfaqësojnë vetëm dëshirën e popullit por të vendosur se kush do të udhëheqë. Ata mendojnë se e gjithë bota është nën këmbët e tyre. Ne jemi ata që në të ardhmen do të dëgjojmë se si vendoset e ardhmja jonë. Ata që kanë dëshirë që me populizëm të vendosin të dinë se ata e sjellin Kosovën në këtë gjendje. Pas përfundimit të zgjedhjeve nuk e dimë se si do të sillen minoritete, kush do e qeverisë dhe se si do të duket. Armiqësia është e madhe në politikën e Kosovës. Ky diskurs i armiqve tregon se gjuha edhe e atyre të cilët japin një dimension dramatik të situatës në Kosovë. Kosova është në pikën më të ulët sociale për të ardhmen. Populistët ja ku e kanë rrugën e të shohim si do të përfundojnë. Ne e kemi të obligueshme të fusim minoritetet brenda, nuk e dimë se cili do të jetë qartësimi i tyre, a do të shkojë PD apo LD, nëse Vetëvendosja i merr mbi këto sondazhe 30 deputetë i duhen edhe 22 të tjerë që të arrijë kuotën për krijimin e qeverisë, kjo e bën të vështirë situatën sepse ka vetëm një partner atë që është fyer më së shumti mbi të. I vetmi partner i vetëvendosjes është Ramush Haradinaj i cili është në gjendje të shkojë me këdo. Edhe nëse e kalon 61, do të jetë qeveri e krizës së vazhdueshme, kjo tregon se fajësia e së ardhmes bie. Vjosa Osmanin nuk e regjistroj si figurë politike”, tha Haxhiu.

Marrë nga Top-Channel

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu kosova shkon ne zgjedhje baton haxhiu kosova shkon ne zgjedhje

Sondazh

Poll