Bota

Reagimi i parë i LV pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Së shpejti do të kthehet qeveria legjitime në pushtet 

21 Dhjetor 2020, 21:37 Nga DOSJA
Reagimi i parë i LV pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Së

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës si dhe deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje , Arbërie Nagavci ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushteteuese për votën e deputetit Etem Arifi. Në një intervistë për “Pressing” ajo ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses ka konfirmuar se qeveria e Hotit është e paligjshme. Ndër të tjera ajo tha se së shpejti do të kenë zgjedhje të reja dhe se qeveria legjitime do të kthehet në pushtet.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”, tha Nagavci.

Pak më parë doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese vota e Etem Arifit ka dalë e pavlefshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi kosova ne zgjedhje arbërie nagavçi kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll