Bota

Vetëm 40 ditë kohë! Vjosa Osmani takime me përfaqësuesit e partive për zgjedhjet e parakohshme, vetëm LDK me datë konkre

22 Dhjetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Vetëm 40 ditë kohë! Vjosa Osmani takime me

PRISHTINË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike për të negociuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Fillimisht, Osmani ka pritur në Presidencë kreun e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Pas përfundimit të takimit, Kurti ka thënë se nuk kanë rënë dakord për një datë të caktuar por megjithatë të dy kanë shprehur interesimin që zgjedhjet të zhvillohen sa më shpejt.

Më pas, në Presidencë ka shkuar edhe sekretari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, i cili pas takimit për mediat u shpreh se favorizon datën 7 janar, ndërkohë shtoi se ende nuk e kanë caktuar kandidatin për kryeministër. Po ashtu edhe kryeministri Avudullah Hoti u shpreh për mediat gjatë një konferencë për shtyp, se ende nuk është caktuar se kush do të jetë kandidati për kryetar qeverie në zgjedhje. 

Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt është në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet.  Po ashtu është konfirmuar se nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të kandidojë për President, sakaq pritet të mblidhen që të diskutojnë në lidhje me përzgjedhjen e Kryeministrit nga kjo parti. Takimet me partitë parlamentarë në Kosovë pritet që të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me koalicionin “NISMA-AKR” dhe me “Grupin 6+”.

Ndërkohë që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve. Takimet në Presidencë kanë nisur vetëm një ditë, pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. Sakaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topallit e shumë të tjerëve që kanë qenë të dënuar për vepra penale dhe me kusht, nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. 

(I.A/k.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë kosove vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll