Bota

Zemaj: Ministria e Shëndetësisë nuk do të marr masa të tjera për të parandaluar Covid-19

21 Dhjetor 2020, 14:07 Nga DOSJA
Zemaj: Ministria e Shëndetësisë nuk do të marr masa të

KOSOVË- Kosova nuk do të shtojë masat parandaluese për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Armend Zemaj me anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se masa të reja për Covid mund të merren vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe se asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë që të marrë masa në lidhje me Covid. Në fund ai ka shkruar edhe me ardhjet e emigrantëve nga jashtë në Kosovë nuk do të shtohen masat por vetëm do të këshillohen qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid të vendosura.

“Asnjë masë dhe asnjë vendim, Ministri i Shëndetësisë nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë.Çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave. Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë. Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave. Bashkë ia dalim!” ka shkruar ai.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 49.169 raste pozitive, ndërsa  1.262 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj covid ne kosove masat anti-covid armend zemaj covid ne kosove masat anti-covid

Sondazh

Poll