Aktualitet

‘Duam para…!’/ Kapiteneria e Durrësit: Pengjet s’janë keqtrajtuar, nuk ndërhyjmë dot ne

21 Dhjetor 2020, 12:17 Nga DOSJA
‘Duam para…!’/ Kapiteneria e Durrësit: Pengjet

NIGERI– Një anije me pronar shqiptar është marrë peng nga piratët në Nigeri. Por si ndodhi ngjarja? Mësohet se piratët nigerianë nuk e kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. 6 prej anëtarëve të bordit janë ukrainas, ndërsa 2 të tjerët janë shqiptarë. 

Deri me tani është bërë me dije pengjet nuk janë keqtrajtuar, por për t’i liruar, piratët kërkojnë para, megjithatë nuk është përcaktuar ende shumën. Ndërkohë që Kapitenaria e portit të Durrësit bëjnë me dije se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve, kjo për shkak se anija kishte flamurin e Bullgarisë. 

Anija “STEVIA” u mor peng të mërkurën, 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Janë 8 persona që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa 2 të tjerë janë me origjinë shqiptare. Pronari gjithashtu është shqiptar, dhe mjetin e lundrimit e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti. Për këtë arsye anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos. Sot bëhen gjashtë ditë nga marrja peng e tyre. Mësohet se piratët kërkojnë para për të lënë të lirë shtetasit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrembehet anija shqiptare ne nigeri rrembehet anija shqiptare ne nigeri

Sondazh

Poll