Aktualitet

Hetimi i pasurive të politikanëve, kandidati socialist tërhiqet nga gara për kreun e institucionit

21 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Hetimi i pasurive të politikanëve, kandidati socialist tërhiqet

TIRANË- Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm dy emra në garën për kreun e ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Pas dëgjesave, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste, ishte tërhequr nga gara.

Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI) është konsideruar si institucioni që do të hetojë pasuritë e politikanëve.

Në garë për pozicionin e kreut të këtij institucioni që duhet të realizojë transparencë maksimale për të gjitha proceset e hetimit administrativ të interesave private të zyrtarëve dhe për evidentimin e parandalimin e konfliktit të interesave, janë 5 kandidate, të gjitha gra

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ildkpi ildkpi

Sondazh

Poll