Aktualitet

Rrëmbimi nga piratët i anijes në Nigeri/ Ministria e Jashtme: S’dimë a ka shqiptarë në bord, presim të na kontaktojë p

21 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Rrëmbimi nga piratët i anijes në Nigeri/ Ministria e Jashtme:

NIGERI– Një anije, e cila mendohet se është në pronësi të një kompanie shqiptare të quajtur ‘STEVIA’ është rrëmbyer nga disa piratë në Nigeri. Prej 6 ditësh, mjeti lundrues mbahet peng, ndërkohë që nuk është mësuar ende asnjë detaj i ri. 

Report Tv është interesuar në Ministrinë e Jashtme lidhur me rastin dhe mësohet se anija ka qenë me flamur të Kamerunit dhe jo shqiptar. Ndërkohë që po ashtu bëjnë me dije se ende po pritet nëse pronari i anijes do të kontaktojë me ta. Megjithatë deri më tani nuk kanë pasur asnjë kontakt dhe nuk dihet nëse pronari është apo jo shqiptar.

Anija “STEVIA” u mor peng të mërkurën, 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Janë 8 persona që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa 2 të tjerë janë me origjinë shqiptare. Pronari gjithashtu është shqiptar, dhe mjetin e lundrimit e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti. Për këtë arsye anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos. Sot bëhen gjashtë ditë nga marrja peng e tyre. Mësohet se piratët kërkojnë para për të lënë të lirë shtetasit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrembehet anija shqiptare ne nigeri rrembehet anija shqiptare ne nigeri

Sondazh

Poll