Aktualitet

‘Mos i përdorni! Rrisin me 2.3 herë shanset e vdekjes’/ Mjeku Aliahmeti bën thirrjen urgjente për qytetarët: Mos i merr

21 Dhjetor 2020, 11:40 Nga DOSJA
‘Mos i përdorni! Rrisin me 2.3 herë shanset e vdekjes’/

TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij që të mos japin në fazat e para të infektimit nga koronavirusi, ilaçe kortizonikë. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti sqaron se në rastet kur ka pasur mbingarkesë me ilaçe të panevojshme, është vënë re një rritje e vdekshmërisë me 2.3 herë.

Ndërkohë që shton se ka disa lloj medikamentesh mund të përdoren vetëm në faza të avancuara të sëmundjes.

Postimi i plotë i mjekut:

❗ “PRIMUM NON NOCERE”
Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”)
Miqtë e mi!
? Një lutje për të gjithë!
⛔ Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT!
⛔ Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.
?? Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri.
? Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator.
⛔ NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA!
⛔ AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS!
?? Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:
⛔ KORTIZONIKËT E RRISIN VDEKSHMËRINË E PËRGJITHSHME ME 2.3 FISH! (Figura 3 e artikullit)
✅ Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. (Figura 4 e artikullit)
? Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial.
❗ Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi!
Pra:
⛔ Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes!
⛔ KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES!
Kujtoni:
? PRIMUM NON NOCERE ?
? Asnjë mjekim nuk është karamele.
? Mos i trajtoni si të tillë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll