Aktualitet

DETAJE nga rrëmbimi i anijes në Nigeri! Është me flamur bullgar, një shqiptar e bleu në pranverë, ishte nisur për në La

21 Dhjetor 2020, 12:08 Nga DOSJA
DETAJE nga rrëmbimi i anijes në Nigeri! Është me flamur

NIGERI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me anijen “Stevia”, e cila është marrë peng nga disa piratë në Nigerii. Mësohet se anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, por pronari i saj është shqiptar dhe anijen e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti.

Anija, në rrugën e saj të fundit, ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.

Anija “STEVIA” u mor peng të mërkurën, 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Janë 8 persona që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa 2 të tjerë janë me origjinë shqiptare. Pronari gjithashtu është shqiptar, dhe mjetin e lundrimit e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti. Për këtë arsye anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos. Sot bëhen gjashtë ditë nga marrja peng e tyre. Mësohet se piratët kërkojnë para për të lënë të lirë shtetasit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anija anija

Sondazh

Poll