Aktualitet

Shkelen masat anti-covid/ Sportelet e postës në Shkodër mbushen nga pensionistët, në radhë për shpërblimin e qeverisë

21 Dhjetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Shkelen masat anti-covid/ Sportelet e postës në Shkodër mbushen

SHKODËR– Posta në qytetin e Shkodrës është kthyer në një fluks njerëzish pasi pensionistët kanë që në orët e para të mëngjesit që presin shpërblimin e festave të fundvitit që jepet nga qeveria.

Një nga pensionistet shprehet që të hapen sportele të tjera që të kryejnë punë pasi jemi edhe në kohë pandemie dhe thotë se po ju ruhet familjarëve dhe jo të mblidhen grumbull.

Sot ka nisur shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Të gjithë të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë me rastin e festave të fundvitit. Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore duke nisur që sot deri më datë 31.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperblimet per pensionistet shperblimet per pensionistet

Sondazh

Poll