Aktualitet

Prokuroria ndryshon akuzën dhe shpëton nga burgu Merviol Bilon: Ish-komandoja mbrojti veten në vrasjen në ish-bllok

21 Dhjetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
Prokuroria ndryshon akuzën dhe shpëton nga burgu Merviol Bilon:

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përmbyllur hetimet për ish-komandon Merviol Bilo, i shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2018, pas vrasjes në ish-bllok, ku humbi jetën Fabian Gaxha. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prokuroria ka ndryshuar akuzën për Bilon, duke mos e akuzuar më për “vrasje me dashje”, por për “plagosje të rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Argumenti i përdorur nga prokuroria është fakti se ish-komandoja nuk kishte për qëllim ta vriste Fabian Gaxhën, por e ka plagosur atë pasi i rrezikohej jeta. Sipas prokurorisë, Gaxha ishte i pari që qëlloi dhe Bilo iu përgjigj për t’u mbrojtur. Prokuroria ka mbërritur në këtë konkluzion duke pretenduar se Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e shpëtuar kështu nga burgu dhe arratia.

Gjithashtu, Prokuroria akuzon Redi Popeskun, Geldi Hoti Licajn, Ervin Matën, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Alushin për moskallëzim krimi.

Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Në kërkim u shpall Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Mata u dorëzua dhe u la i lirë, ndërsa ende i paarrestuar ishte komandoja Merviol Bilo. Tashmë arratisë i erdhi fundi dhe ish-komandoja mund të lëvizë i lirë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fabian gaxha masakra ne ish-bllok merviol bilo shpeton merviol bilo fabian gaxha masakra ne ish-bllok merviol bilo shpeton merviol bilo

Sondazh

Poll