Aktualitet

‘Frikën e kam se po të ketë shumë njerëz nuk është mirë’/ Pensionistët në Sarandë grumbullohen për të tërhequr

21 Dhjetor 2020, 11:29 Nga DOSJA
‘Frikën e kam se po të ketë shumë njerëz nuk

SARANDË-Pensionistët në qytetin e Sarandës gjithashtu kanë pritur në rradhë për të përfituar dëmshpërblimet e qeverisë. Në posta dhe banka ato kanë krijuar rradhë të gjata duke mos respektuar distancimin social që është vendosur kundër covid.

Një prej tyre thotë se po pret prej një ore por nuk i bën përshtypje grumbullimi. “Kam një orë që pres. Gjithmonë grumbullohemi jemi mësuar me radhë ne”, shprehet ai.

Ndërkohë një tjetër është i trembur nga radha por thotë se i duhet të presë për të marrë paratë. “Frikën e kam se po të ketë shumë njerëz nuk është mirë. Po të ketë shumë njerëz është frikë se as nuk e njeh tjetrin as e di ku ka qenë. Kam 20 minuta që pres kam tre veta përpara”, thotë ai.

Sot ka nisur shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Të gjithë të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë me rastin e festave të fundvitit. Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore duke nisur që sot deri më datë 31.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperblimet e pensionisteve shperblimet e pensionisteve

Sondazh

Poll