Aktualitet

U kurua në Greqi/ Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në Shqipëri, besimtarët e presin me lule

21 Dhjetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
U kurua në Greqi/ Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në Shqipëri,

TIRANË– Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos është rikthyer në Shqipëri pasi ka fituar betejën me pandeminë e koronavirusit.

Në vigjilje të Krishtlindjes, kreu i Kishës Ortodokse është kthyer në Shqipëri nga Greqia, për të qënë më pranë besimtarëve. Këta të fundit bashkë me stafin e kishës, e kanë pritur me lule.


Janullatos ndodhej për kurim në një spital në Athinë dhe më 23 nëntor arriti të mposhtë virusin dhe të lërë spitalin, por kishte zgjedhur që të qëndronte në Athinë deri më sot.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janullatos rikthehet anastas janullatos anastas janullatos rikthehet anastas janullatos

Sondazh

Poll