Bota

Franca ndalon transportimin e mallrave me Britaninë e Madhe për 48 orë, supermarketet do të përballen me mungesa në ushqim

21 Dhjetor 2020, 09:46 Nga DOSJA
Franca ndalon transportimin e mallrave me Britaninë e Madhe për 48

FRANCË-Franca ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga Britania e Madhe, duke përfshirë transportin e mallrave për shkak të llojit të ri të Covid-19. Sipas mediave të huaja, Porti i Dover u mbyll për të gjitha automjetet e mallrave nga Mbretëria e Bashkuar për 48 orët e ardhshme.

Supermarketet do të përballen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe mallrave të Krishtlindjes, pas vendimit të Francës. Ndërkohë, ka pasur një kaos në portin e Dover, gjatë natës, pasi njerëzit mbetën të bllokuar në të ftohtë pas mbylljes së papritur.

Ndërkohë, ekzistojnë shqetësime për furnizimet e vaksinës së koronavirusit “Pfizer” në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika, nëse bllokimi zgjatë më shumë se 48 orë.

Kryeministri Boris Johnson pritet sot të mbaj një takim emergjent, ku të diskutohet mbi situatën aktuale në vend.

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll