Bota

Udhëheqësit në SHBA arrin marrëveshjen për një paketë ndihme/ 900 miliardë dollarë shpërndahen për përballimin e Cov

21 Dhjetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Udhëheqësit në SHBA arrin marrëveshjen për një

SHBA-Udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan, ditën e djeshme kanë lajmëruar, se kanë rënë dakord për të finalizuar një paketë prej 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia. Lajmi është konfirmuar nga kreu i shumicës së Senatit Mitch McConnell, i cili ka thënë se është arritur qëllimi për të ofruar ndihma, pas 9 muajsh përpjekje.

“Më në fund mund të raportojmë atë që vendi ynë kishte dashur ta dëgjonte prej një kohe shumë të gjatë: Ndihma e re po vjen,”-ka thënë Mitch McConnell.

Ndërkohë, paketa është ndihma e dytë më e madhe ekonomik në historinë e SHBA, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars. Në, paketë parashikohet 600 dollarë pagesa për individ, dhe ndihmë për bizneset e vogla.

Fonde do të shpërndahen dhe për sigurimin e dy vaksinave të aprovuara nga FDA Covid-19, ku përfshihen rreth 30 miliardë dollarë.

Votimi përfundimtar mbi projektligjin e financimit dhe atë të ndihmës ekonomike do të zhvillohet fillimisht ditën e sotme në Dhomën e Përfaqësuesve dhe pastaj do t’i kalojë Senatit për votim. Kongresi synon ta përfshijë paketën e ndihmës për koronavirusin në një projektligj shpenzimesh prej 1,4 trilion dollarë që financon qeverinë deri në shtator 2021.

Projekt-ligji lë jashtë tij dy nga elementët më të diskutueshëm në negociata, mbrojtjen ligjore të bizneseve nga proceset gjyqësore të lidhura me COVID, diçka e kërkuar nga republikanët, dhe ndihmën për shtetet dhe qeveritë lokale, që kërkonin demokratët.

Amerika është vendi që regjistrohet i pari me numrin më të lartë të infeksionve, ku që prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 18,267,579 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 324,869 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndihma finaciare ne shba shba ndihma finaciare ne shba shba

Sondazh

Poll