Bota

SONAZHDET flasin për përqindje të lartë! 1 në 3 grekë nuk do të vaksinohet me anti-COVID-in e “Pfizer”

21 Dhjetor 2020, 06:57 Nga DOSJA
SONAZHDET flasin për përqindje të lartë! 1 në 3

ATHINË– Greqia do të nisë zyrtarisht vaksinimin e më të rrezikuarve me dozën e parë anti-COVID të “Pfizer”. Teksa ende pak ditë na ndajnë nga nisja e operaionit “Liria”, mediat greke kanë bërë disa sonazhe tek njerëzit për të kuptuar nëse do të vaksinoheshin apo jo.

Sipas sondazhit të kryer nga Metron Analysis, 66.3% e qytetarëve thonë se do të marrin vaksinën, ndërsa 27.4% thonë se nuk do ta bëjnë atë. Përqindja e skeptikëve mbetet e lartë (pothuajse 1 në 3 persona), megjithëse zvogëlohet ndjeshëm krahasuar me sondazhin e bërë në shtator, ku mosbesuesit ishin 42%.

Në sondazhin e Pulsit , 67% thonë se do të marrin vaksinën dhe 29% se nuk do ta bëjnë; ndërsa në atë të “Rreth Njerëzve”, 49.6% i thonë “po” vaksinës dhe 35.3% thonë “jo”. Ndërkohë që përgjigjet e Alco sondazhi janë të ngjashme me të tjerat; 33% thonë se do ta bëjnë vaksinën, 19% thonë se nuk do ta bëjnë atë dhe 42% do të presin.

Pavarësisht formulimeve të ndryshme në sondazhe, një përqindje e fortë, që varion nga 18.5% në 35%, tregon skepticizëm, kur në vend ka një shumicë dërrmuese 94.2% pajtohen me mendimin se vaksinat shpëtojnë jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi nis vaksinimi ne greqi greqi nis vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll