Bota

SHERR i madh në zyrën ovale! Propozimi i “çmendur” i bashkëpunëtorit të TRUMP, kërkon shpalljen e ligjit ushtarak pë

21 Dhjetor 2020, 06:54 Nga DOSJA
SHERR i madh në zyrën ovale! Propozimi i “çmendur”

SHBA– Presidenti amerikan në ikje Donald Trump ka zhvilluar një “takim të nxehtë” të mbushur me debate në Zyrën Ovale të Premten. Burime për CNN bëjnë me dije se në takim ka qënë avokati Sidney Powell dhe klientin i tij, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar Michael Flynn. Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi si një takim i momentit, por përfundoi me ulërima. Mësohet se Flynn kishte sugjeruar në fillim të kësaj jave që Trump mund të përdorte ligjin ushtarak si pjesë e përpjekjeve të tij për të përmbysur zgjedhjet që ai humbi ndaj Joe Biden.

Nuk ishte e qartë nëse Trump e mbështeti idenë, por të tjerët në dhomë e kundërshtuan me forcë dhe e rrëzuan atë. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që morën pjesë në takim, duke përfshirë shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadoës dhe këshilltarin Pat Cipollone, gjithashtu kundërshtuan me forcë propozimin. 

Një ide tjetër që qarkulloi në takim ishte një urdhër ekzekutiv që do të lejonte qeverinë të hynte në makineritë e votimit për t’i inspektuar ato, nëse kanë pasur ndonjë ‘truk’. Sërish edhe kjo ide u kundërshtua, gjë që bëri që Powell dhe Flynn të akuzonin të tjerët se e kishin braktisur presidentin në kauzën e tij.

Menjëherë pas atij takimi, stafi i fushatës së Trump mori një memo nga ekipi ligjor i fushatës të Shtunën duke i udhëzuar ata që të ruajnë të gjitha dokumentet në lidhje me Dominion Voting Systems dhe Powell në pritje të proceseve gjyqësore të mundshme nga kompania kundër avokatit pro-Trump.

Memorandumi, i parë nga CNN, i referohet një letre që Dominion i dërgoi Powell këtë javë duke kërkuar që të tërhiqte akuzat dhe udhëzon stafin e fushatës të mos ndryshojë, shkatërrojë ose hedhë shënime që mund të ishin të rëndësishme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump michael flynn shba donald trump michael flynn shba

Sondazh

Poll