Sport

Stefano Pioli: “Goli ‘rrufe’? Ne e kishim përgatitur atë”…

21 Dhjetor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Stefano Pioli: “Goli ‘rrufe’? Ne e kishim përgatitur

Stefano Pioli thotë se është i kënaqur me performancën e ekipit të tij kundër Sasuolos në Rexhio Emilia. “Goli i Leao? Ne kemi 4-5 modele për fillimin e ndeshjes. Po, ai ishte i përgatitur, – tha ai për “Sky Sport”.

– Ishte një moment i rëndësishëm. Sepse, unë shpesh u them djemve, se ka pikë që vlejnë më shumë, sepse vijnë në momente delikate. Fitues pa Ibran dhe të tjerët? Ne kemi një grup kompakt dhe të bashkuar. Eshtë e vështirë të menaxhosh mungesat, por djemtë që janë thirrur për t’i zëvendësuar, po e bëjnë mirë këtë”.

Tekniku Pioli vlerësoi edhe Hernandez: “Theo po rritet shumë, ai po bëhet një lojtar i plotë, i disiplinuar edhe në mbrojtje. Ai ka aftësitë për t’u bërë një top lojtar. Ne po bëjmë mirë, sepse kemi lojtarë cilësorë.

Merkato? Kush do të arrijë, nëse do të arrijë, ai do të duhet të ketë të njëjtin qëndrim dhe stimuj si këta që kemi tani. Dhe nuk është e lehtë t’i gjesh ata në janar. Tani na duhet ende një ndeshje për të luajtur, atëherë mund të shijojmë këtë 2020, i cili nga pikëpamja sportive, na ka dhënë kaq shumë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 16 dhjetori ditelindja e milanit goli i leaos goli rrufe ibra kuqezinjt stefano pioli theo hernandez 16 dhjetori ditelindja e milanit goli i leaos goli rrufe ibra kuqezinjt stefano pioli theo hernandez

Sondazh

Poll