Sport

Bayern Mynih nis pushimet, Salihamixhiç: “Viti 2020, i shkëlqyer”!

21 Dhjetor 2020, 06:07 Nga DOSJA
Bayern Mynih nis pushimet, Salihamixhiç: “Viti 2020, i

GJERMANI – Pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia, “makina” gjermane e Bayern Mynihut nuk u ndal. Viti 2020 ishte fantastik për bavarezët. Ata fituan gjithçka që u doli para, 5 trofe, tri në Gjermani, por edhe Champions League dhe Superkupën e Europës në kontinent.

“Rekordmenët”, pas fitores ndaj Leverkusenit, arritën të kapnin edhe kreun e renditjes së Bundesligës, para se të nisin pushimet e fundvitit. Lumturinë në kampin bavarez e konfirmohet edhe nga drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, teksa shprehet:

“Ndeshja ndaj Leverkusen ishte shumë e vështirë. U luajt një futboll i nivelit të lartë dhe pati shumë dyluftime. Vuajtëm në fillim, por e morëm veten në 10 minutat e fundit të pjesës së parë dhe në 45 minutat e dyta. Në fund e merituam fitoren.

Ky Bayern ka luajtur me mentalitetin e duhur gjatë gjithë vitit 2020, skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer. Stafi dhe lojtarët meritojnë komplimente të përzemërta. Jemi shumë të kënaqur, tani është koha të pushojmë dhe karikojmë energjitë. 2021? Do e nisim në sulm, duam të fitojmë titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në Champions”,- ka deklaruar Salihamixhiç.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih bundesliga champions league drejtori sportiv hasan salihamixhic leverkusen superkupa e europës bayern mynih bundesliga champions league drejtori sportiv hasan salihamixhic leverkusen superkupa e europës

Sondazh

Poll