Bota

“Kosova në izolim?” Kreu i Odës Ekonomike: Mbyllja totale do të jetë me pasoja fatale

20 Dhjetor 2020, 18:05 Nga DOSJA
“Kosova në izolim?” Kreu i Odës Ekonomike: Mbyllja totale

KOSOVË- Kreu i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi ka folur për mundësitë e izolimit të vendit. Në një prononcim për mediat ai tha se mbyllja totale nuk është një mundësi e mirë. Më tej Rukiqi deklaroi se masat e vendosura duhet që të respektohen me rigorozitet por vendi nuk mund të mbyllet pasi kjo do të ishte fatale për ekonominë.

“Këto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një rimbyllje të ekonomisë, për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë numri i persona me Covid është 48.905 ndërsa, 1.256 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni berat rukiqi covid ne kosove berat rukiqi covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...