Bota

U cilësua si shembull në përballimin e Covid-19/ Rastet e infektimit rikthehen në Sidney, vendosen kufizime të reja

20 Dhjetor 2020, 13:45 Nga DOSJA
U cilësua si shembull në përballimin e Covid-19/ Rastet e

AUSTRALI-Rritet shifra e të infektuarve në Australi. Shteti më i populluar i Australisë, Uellsi i ri jugor ka njoftuar kufizime të reja për rajonin e Sidney në përpjekje për të parandaluar përhapjen e infektimeve.

Sipas mediave të huaja, do të ndalohen grumbullimet familjare, deri në 10 persona. Ndërsa, banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Këto masa kanë ardhur, pasi janë zbuluar  rreth 68 raste me koronavirus, në zonën e plazheve veriore.

Ndërkohë, që prej lajmërimit të masave, banorët e Sidney po nxitojnë të largohen nga qyteti para Krishtlindjeve. Mijëra njerëz kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj të Victorias, çka ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kufijve për shtetasit e rajonit të Sidney dhe bregdetit qendror të Uellsit të Ri jugor. Duke filluar nga mesnata, qytetarët që do të kalojnë kufirin do të përballen me karantinë 14 ditore.

Australia është cilësuar si shembull në përballimin e Covid-19, pasi ka regjistruar vetëm një rast të transmetimit lokal të koronavirusit, përgjatë dy javëve. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar  28 mijë persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 908 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi sidney australi sidney

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 12:07

BRITANIA E MADHE-Planet e udhëtimit të shumë britanikëve janë anuluar, pasi qeveria ka marrë masa për izolimin e vendit, si pasojë e zbulimit të një mutacioni t...