Aktualitet

Resorte luksoze, i apasionuar pas makinave dhe motorrave, jeta e luksit e Brandon Bregut, shqiptarit të ekzekutuar me 5 plumba

20 Dhjetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Resorte luksoze, i apasionuar pas makinave dhe motorrave, jeta e luksit e

SPANJË– 42-vjeçari i vrarë në Spanjë 2 ditë më parë është identifikuar si Brandon Bregu, me origjinë nga Lushnja i cili bënte një jetë luksoze në shtetin e huaj.

Shqiptari i cili mban të gdhendur tatuazhin ‘Santino’ reklamonet makinën, motorrin, shtëpinë e tij dhe vendet ku shkonte për pushime. E vetmja që gjë Bregu nuk postoi në Facebook, ishte fytyra, mbase ka qënë duke u fshehur nga dikush.

Bregu u qëllua në një restorant në Alicante të Spanjës, ndërsa ishte duke darkuar me bashkëshorten. Ai u vra nga një person i maskuar me 5 plumba në trup. Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja

Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve dhe besohet se lidhet me një operacion policor të disa javëve më parë, ku janë sekuestruar vlera të konsiderueshme parash.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brandon bregu ekzekutimi i shqiptarit fotot e shqiptarit spanje brandon bregu ekzekutimi i shqiptarit fotot e shqiptarit spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2020, 11:03

SPANJË– Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri më 18 dhjetor të këtij viti në një restorant të Spanjës.‘Daily Mail’ shkruan se shqiptari ...