Aktualitet

“U prehsh në paqe vëllaçko”, vendi ku u vra Klodian Rasha mbushet plot kurora e lule

20 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
“U prehsh në paqe vëllaçko”, vendi ku u vra Klodian

TIRANË– Vendi ku u qëllua për vdekje Klodian Rasha, është mbushur plor kurora e lule nga familjarët dhe të afërmit e tij.

Lulet janë vendosur në kujtim të 25-vjeçarit që humbi jetën padrejtësisht, pasi u qëllua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj pas një ndjekje në rrugicat e lagjes në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.

U prehsh në paqe vëllaçko”, shkruhet në njërën nga kurorat.

Vrasja e Klodian Rashës, ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë për një javë rresht me protesta të shumta në shumë qytete, ndërsa sollën edhe largimin nga detyra si Ministër i Brendshëm, Sandër Lleshajn.

I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit shte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit sipas policit, i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vendi i vrasjes mbushet me lule vrasja e klodian rashes vendi i vrasjes mbushet me lule vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2020, 11:03

SPANJË– Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri më 18 dhjetor të këtij viti në një restorant të Spanjës.‘Daily Mail’ shkruan se shqiptari ...