Sport

Lacio, Inzagi: “Rinovimi? Asnjë problem me Lotiton”

19 Dhjetor 2020, 13:59 Nga DOSJA
Lacio, Inzagi: “Rinovimi? Asnjë problem me Lotiton”

ITALI – Në prag të ndeshjes ndaj Napolit, në konferencën për shtyp, Simone Inzagi iu përgjigj edhe disa pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij dhe marrëdhëniet me presidentin lacial.

“Ju e dini që unë kam një marrëdhënie me Lotito, që shkon përtej marrëdhënies klasike trajner-president, – u shpreh trajneri i Lacios. – Ai ishte i lumtur pas Bruzhit për kalimin e raundit dhe me të drejtë priste më shumë kundër Veronës dhe Beneventos. Por nuk ka asnjë problem mes nesh.

Rinovimi? Kjo nuk varet nga tregu i transferimeve të janarit, – shtoi ai. – Unë kam folur me qetësi me Lotito pas Champions League dhe pas Beneventos. Tani ne jemi përqendruar te Napoli dhe Milani, më pas do ta shohim. Ekziston një marrëdhënie midis tij dhe meje, që shkon përtej futbollit, ne kemi punuar së bashku për rreth 16 vite,”- deklaroi Simone Inzagi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipi i lacios presidenti lotito trajneri simone inzagi ekipi i lacios presidenti lotito trajneri simone inzagi

Sondazh

Poll