Politike

Takimi me Osmanin, Berisha: Trau është akt armiqësor ndaj Kosovës dhe Veriut, Rama mohoi dokumentin për gjenocidin serb

18 Dhjetor 2020, 13:00 Nga DOSJA
Takimi me Osmanin, Berisha: Trau është akt armiqësor ndaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në ditën e tretë të vizitës së saj në Shqipëri.

Berisha pas drekës që zhvilloi në kryeqytet me Osmanin tha para mediave se së bashku diskutuan problemet që kanë dy vendet. Berisha përjashtoi mundësinë që tema e bisedës së tyre të ishte Rama.

Ish kryeministri tha se akti i mohimit me urdhër të Ramës në dokumentat e Parlamentit shqiptar të genocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe njerëzimit, që nuk njeh falje ndaj dënimit e krimeve kundër tij dhe genocidin ndaj një kombi mbi baza raciste.


Shfrytëzova rasti për të diskutuar mbi problemet që po përballen dy vendet. E falenderova zonjën President për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në Parlamentin shqiptar, mohimi nga ana e zografit të genocidit serb, përbën një akt flagrant të kombit shqiptar.Dua t’ju them që presidentja foli në parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës por të mbarë shqiptarëve. Jo vetëm për shqiptarët që sot janë gjallë, por në emër të gjeneratave që sot janë shuar, në emër të mijëra shqiptarëve që u masakruan nga racistët serb deri në viti 1999. Akti i mohimit me urdhër të Ramës në dokumentat e Parlamentit shqiptar të genocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe njerëzimit, që nuk njeh falje ndaj dënimit e krimeve kundër tij dhe genocidin ndaj një kombi mbi baza raciste.Pas holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e genocidit që Europa ka njohur. Kush nuk e njeh këtë problem t’i referohet librave. Por që në vitin 2013 falë asaj rruge qytetarët e Kosovës kontribonon me 320 milion euro në prodhimin e brendshëm të Shqipëri që sot është më i madh. Ky njeri që nuk ka investuar asnjë qindrakë të vetme në marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, vuri traun ndaj shqiptarëve të Kosovës, vuri taksën për të ardhur në Shqipëri në një akt prej faqeziu të vërtetë”, ka thënë Berisha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha vjosa osmani sali berisha vjosa osmani

Sondazh

Poll