Politike

Vjosa Osmani nuk i shkoi duarbosh Bashës në zyrë, i dhuroi kristalin me tre kuptime

18 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Vjosa Osmani nuk i shkoi duarbosh Bashës në zyrë, i dhuroi

TIRANË– Takimi mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit dhe Kreut të PD-së, Lulzim Basha përfundoi me një dhuratë simbolike. Osmani në fund të fjalës së saj zbuloi se i ka dhuruar Bashës një kristal nga Mitrovica që simbolizon hartën e Kosovës. Ndërsa Basha i ka dhuruar një nga veshjet tona kombëtare të gdhendur në miniaturë.

‘Ndër dhuratat që shkëmbyem ne ti sjellim ishin dhe kristalet nga Mitrovica si simbol i trefishtë, i pasurive natyrore që Kosova ka, si simbol që Rugova gjithmonë ua dhuronte miqve, si dhe simbolizon hartën e Kosovës.’

Sot është dita e fundit e Presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri. Ditën e parë të vizitës në Shqipëri Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Në ditën e dytë ajo fillimisht takoi Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, më pas bëri nderime në Varrezat e Dhëshmorëve të Kombit në orën 10:30. Në orën 12:30 Osmani mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Axhenda e takimeve të Presidentes Osmani u mbyll pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në orën 16:00.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vjosa osmani lulzim basha vjosa osmani

Sondazh

Poll