Politike

‘Kërkesë që duhet mbështetur pa ekuivokë, nuk duhet të hasë në pengesa’/ Vjosa Osmani përsërit: Shqipëria të dë

18 Dhjetor 2020, 10:35 Nga DOSJA
‘Kërkesë që duhet mbështetur pa ekuivokë, nuk

TIRANË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të takimit me Kreun e PD-së, Lulzim Basha u shpreh para mediave se kërkon që të dënohet gjenocidi serb në Shqipëri.

Sipas Osmanit kjo është një kërkesë që nuk duhet të hasë asnjë pengesë si dhe duhet mbështetur pa ekuivokë.


‘I kemi shpëtuar sot shfarosjes, për shkak të alenancave të fuqishme që i kemi ndërtuar, se Shqipëria na është gjendur në krah. Kërkesa jonë që Shqipëria të dënojë gjenocidin serb është një kërkesë që duhet mbështetur pa ekuivokë dhe nuk duhet të hasë në pengesa. Falenderoj presidentin Meta dhe zotin Basha për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën ashtu duhet të flasim dhe tani. Serbia dhe aleatët e saj sot po tentojnë ta shtrëmbërojnë të vërtetën dhe të ndryshojnë historinë. Pa e njohur të vërtetën asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ecë përpara” – u shpreh Osmani.

Sot është dita e fundit e Presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri. Ditën e parë të vizitës në Shqipëri Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Në ditën e dytë ajo fillimisht takoi Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, më pas bëri nderime në Varrezat e Dhëshmorëve të Kombit në orën 10:30. Në orën 12:30 Osmani mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Axhenda e takimeve të Presidentes Osmani u mbyll pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në orën 16:00.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll