Politike

Zyrtarisht në detyrë! Betohen tek Meta dy ministrat e rinj, Çuçi e Ekonomi marrin përgjegjësitë e reja, momentet e ceremo

18 Dhjetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Zyrtarisht në detyrë! Betohen tek Meta dy ministrat e rinj,

TIRANË- Bledi Cuci, ministri i ri i Brendshëm dhe Milva Ekonomi, ministrja e re e Bujqësisë janë betuar sot para presidentit Ilir Meta. Ministri i Brendshëm shkoi i shoqëruar nga Ëngjell Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, ndërsa Milva Ekonomi zbriti para presidencës me një makinë tip “Mercedez Benz” me ngjyrë të zezë.

Presidenca shpërndau edhe foto nga ceremonia ku të dy, shihen teksa firmosin dekretin e emërimit të tyre.


Dy ministrat e rinj u emëruan nga kryeministri Edi Rama dhe u votuan me shumicë dje në Kuvend, pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt. Lleshaj dha dorëheqjen pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga Policia.

Në vend të tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi Bledi Cucin, një politikan me një profil të ulët brenda PS, ndërsa në vendin e tij, tek ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi, ish-ministre e Ekonomisë në qeverinë Rama 1. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike betimi i ministrave tek meta bledi cuci minister i brendshem betimi i ministrave tek meta bledi cuci minister i brendshem

Sondazh

Poll