Politike

Shpërthen Mark Marku ndaj Bledi Gonxhes: Ti me gjithë soj e sorollopin tënd i vodhe pasurinë shqiptarëve

18 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Shpërthen Mark Marku ndaj Bledi Gonxhes: Ti me gjithë soj e sorollopin

TIRANË– Gjatë emisionit të ditës së djeshme në ‘Opinion’ u zhvillua një debat i fortës mes analistit Mark Marku dhe drejtori të Transportit Rrugor Shqiptar Bledi Gonxhes.

Ishte Marku ai i cili iu drejtua Goxhes duke i thënë se ka vjedhur shqiptarët dhe i ka përzënë nga vendi.

Pjesë nga biseda:

Blendi Gonxhe: Nëse ka një armik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është humbja e shpresës, është depresioni i shoqërisë sepse humbi shpresa.

Mark Marku: Po pse humbi shpresa?

Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje.

Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo?

Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mizerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.

Mark Marku: Pse ikën pasi erdhën ju pra?

Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n jeni në vete apo jo?

Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja…

Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme.

Mark Marku: Ua vodhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i vodhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.

Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua.

Mark Marku: Jeni hajdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i poshtëroni. Jeni hajdutë ordinerë.

Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.

Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit.

Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi gonxhe mark marku bledi gonxhe mark marku

Sondazh

Poll