Politike

Krah për krah me Vjosa Osmanin, Basha ‘betohet’: Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për gjenocidin serb, do të heqim

18 Dhjetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Krah për krah me Vjosa Osmanin, Basha ‘betohet’: Kuvendi i ri

TIRANË-Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet, do të miratojë një rezolutë në Kuvend, kundër gjenocidit serb. Në konferencën e përbashkët që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Basha tha se Shqipëria nuk mund të lejojë që historia të shkruhet nga agresorët.

“Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjesht e vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, por edhe një kuadër të veçantë që të obligojë të gjitha institucionet e Republikës ë Shqipërisë të jenë edhe njëherë në mbështetje të Kosovës siç ka qenë rasti deri para pak vitesh me sukses dhe prova suksesi të demonstruar.


Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët nuk mund të lejojmë që bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vijojnë të përkrahin agresorin që shkaktoi kaq shumë gjak dhe humbje jetësh në luftën me Jugosllavinë dhe sidomos në gjenocidin 97 dhe 98. Padyshim ne do të jemi përkrahës të dialogut Kosovë Serbi për të hapur aspiratat për integrimin në BE”, ka thënë kreu i PD-së.

Po ashtu, Basha deklaroi se kur të vijë në qeveri do të heqë traun me Kosovën tek Rruga e Kombit, kërkesë kjo që u artikulua edhe dje nga vetë Vjosa Osmani në Kuvend, dhe do të heqë tarifën në autostradën Ibrahim Rugova.

“Pa diskutim përsëris sot atë që përsërita edhe në Prishtinë, zotimin tim se një nga vendimet e mia të para si Kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit si dhe negocimi me qeverinë kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ky është minimumi natyrisht duke pasur parasysh gjendjen e dy vendeve tona dhe obligimin ndaj të rinjve dhe e dimë se  ardhmja ka fytyrën e rinisë së Shqipërisë dhe të Kosovë. Ndaj do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona dhe rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve për të rindërtuar jetën.”

Sot është dita e fundit e Presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri. Ditën e parë të vizitës në Shqipëri Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Në ditën e dytë ajo fillimisht takoi Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, më pas bëri nderime në Varrezat e Dhëshmorëve të Kombit në orën 10:30. Në orën 12:30 Osmani mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Axhenda e takimeve të Presidentes Osmani u mbyll pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në orën 16:00.

(a.b;f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vjosa osmani lulzim basha vjosa osmani

Sondazh

Poll