Politike

Cakaj i kërkon Varhelyit ndihmë për vaksinën: Politika e BE-së të zbatohet edhe në Shqipëri

18 Dhjetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Cakaj i kërkon Varhelyit ndihmë për vaksinën: Politika e

TIRANË– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me Komisionerin Varhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjërësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj olivér várhelyi gent cakaj olivér várhelyi

Sondazh

Poll