Politike

Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Gjykata Kushtetuese do të jetë në funksion të plotë, hap i rëndësishëm

18 Dhjetor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Gjykata Kushtetuese do të jetë

TIRANË– OSBE ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Binajt, si anëtar i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

Në reagimin zyrtar thuhet se me zgjedhjen e Binajt është hedhur një hap i rëndësishëm përpara dhe i shumëpritur. OSBE bëri thirrje që kjo gjykatë të ketë funksion të plotë, duke shprehur vullnetin për të dhënë ndihmë.

MESAZHI:

Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj ne kushtetuese gjykata kushtetuese osbe altin binaj ne kushtetuese gjykata kushtetuese osbe

Sondazh

Poll