Bota

Sulmet kibernetike në SHBA, Biden: Administrata ime do ta ketë përparësi sigurinë kombëtare 

18 Dhjetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Sulmet kibernetike në SHBA, Biden: Administrata ime do ta ketë

SHBA- Departamenti amerikan i energjisë ka konfirmuar ditën e djeshme një sulm tjetër kibernetik në SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shprehen se ky është cilësuar si një nga sulmet më të forta që ka depërtuan në sigurinë amerikane. Ky departament është përgjegjës për menaxhimin dhe sigurinë e armëve bërthamore në SHBA dhe sipas autoriteteve qeveria ruse është e dyshuara kryesore për sulmin që ka ndodhur.

Në lidhje për këtë sulm Presidenti në detyrë Trump nuk ka zgjdhur që të reagojë ndërsa Presidenti i ardhshëm Biden ka deklaruar se siguria kombëtare do të jetë përparësi e administratës së tij. Më tej, ai tha se gjatë qeverisjes së tij do të përçajë kundërshtarët dhe do të krijojë mbrojtjen më të mirë.

“Ne duhet të përçajmë dhe të parandalojmë kundërshtarët tanë nga ndërmarrja e sulmeve të rëndësishme kibernetike në radhë të parë. Ne do ta bëjmë atë, ndër të tjera, duke u imponuar kosto të konsiderueshme atyre që janë përgjegjës për sulme të tilla dashakeqe. Mbrojtja jonë do të përfshijë në koordinim aleatët dhe partnerët tanë,” ka thënë ai

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden sulme kibernetike ne shba joe biden sulme kibernetike ne shba

Sondazh

Poll