Bota

Rrëmbyen mbi 300 nxënës javën e kaluar, pengmarrësit e “Boko Haram” lirojnë fëmijët  

18 Dhjetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Rrëmbyen mbi 300 nxënës javën e kaluar, pengmarrësit e

Xhihadistët e “Boko Haram” kanë luruar të gjithë fëmijët që morën peng javën e kaluar në Nigeri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat shkruajne se 344 nxënësit e liruar janë dorzuar autoriteteve shëndetësore dhe po u nënshtrohen kontrolleve para se të bashkohen me familjarët e tyre.

Në lidhje me lirimin e nxënësve në Nigeri ka reaguar edhe Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari. Ai e ka quajtur lirimin e tyre një lehtësim të madh për familjarët e tyre edhe për të gjithë Nigerinë. Më tej ai theksoi edhe të gjithë përpjekjen që administrata e tij ka bërë për të siguruar që studentët të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre.

Xhihadistët e “Boko Haram” rrëmbyen rreth 344 fëmijë nga Shkolla e Mesme Qeveritare Shkencore e të gjithë djemve në shtetin veriperëndimor Katsina të premten e kaluar. Kreu i “Boko Haram” më parë ka nxjerr një video rekord ku ka shpjeguar arsyen se pse i rrëmbeu. Ai tha se Boko Haram u përpoq të promovojë Islamin dhe të nxisë praktikant jo mysliman drejt fesë, pasi arsimi perëndimor nuk është i lejuar nga Allahu dhe Profeti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boko haram muhammadu buhari boko haram muhammadu buhari

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2020, 06:25

Pendarovski: Gjuha dhe indentiteti nuk negociohen

Maqedonia e Veriut është e gatshme të bisedojë me Bullgarinë për çështjet e hapura. Ne absolutisht jemi të gatshëm që të përballim argumentet për disa &c...